Aplikacion
Raportohet se 46 vjeçari me iniciale A. I. duke drejtuar automjetin tip “Mitsubishi”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Për shkak të dëmtimeve, ai ka humbur jetën, ndërsa vajza e tij e mitur, e cila ishte pasagjere në mjet, ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Kukës/Informacion paraprak
Rreth orës 09:20, në vendin e quajtur “Ura e Topojanit”, shtetasi A. I., 46 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Mitsubishi”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Për shkak të dëmtimeve, shtetasi A. I. ka humbur jetën.
Nga aksidenti është dëmtuar edhe vajza e mitur e shtetasit A. I., pasagjere në automjet, e cila është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Historike/ Nderohet me Çmimin Nobel për Paqen grupi japonez kundër armëve bërthamore