Aplikacion
Një drejtuese mjeti duke udhëtuar nga Bilishti në drejtim të Korçës me një mjet tip “Benz” në afërsi të fshatit Dishnicë ka goditur fillimisht një kalë i cili ndodhej në aksin nacional dhe më pas ka humbur kontrollin e mjetit duke goditur barrierat mbrojtëse të rrugës e duke përfunduar në ambientet e jashtme të një shtëpie.
Nga ky aksident ka mbetur e lënduar e reja që po drejtonte mjetin por jashtë rrezikut për jetën, e cila ndodhet në spitalin rajonal të Korçës në kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 22:05, në aksin rrugor “Korçë-Devoll” në fshatin Dishnicë, shtetasja F. S., 25 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Shtetasja F. S. është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.