zoom

Aktualitet

Aksident në Korçë/ Plagoset rëndë një grua

Një grua, 53-vjeçe ka mbetur e plagosur pas një aksidenti në Korçë dhe është dërguar në spital në gjendje të rëndë.

 

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të ish zonës industriale të qytetit të Korçës ndërsa është shoqëruar në polici, drejtuesi i autobusit.

 

Nga aksidenti për minuta të tëra është bllokuar qarkullimi i mjeteve në dalje nga qyteti i Korçës.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:30, në lagjen nr. 17, autobusi me drejtues shtetasin A. J., 50 vjeç, ka përplasur këmbësoren, shtetasen A. Sh., 53 vjeçe, e cila është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i autobusit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, grupi hetimor është në vendngjarje, ku vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit.