zoom

Aktualitet

Aksident në Fier/ “Benzi” del nga rruga, plagosen shoferi dhe pasagjerja e mitur

Një 24-vjeçar dhe një 16-vjeçare kanë mbetur të plagosur ditën e sotme në Fier, si pasojë e një aksidenti.

Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur në fshatin Suk, ku 24-vjeçari me inicialet I.B., që drejtonte mjetin tip “Benz”, ka humbu kontrollin e makinës.

Automjeti ka dalë nga rruga, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 24-vjeçari dhe pasagjerja 16 vjeçe.

Ata janë dërguar menjëherë në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi:

Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 07:30, në fshatin Suk, Fier, shtetasi I. B., 24 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja 16 vjeçe, banuese në Berat, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.