zoom

Aktualitet

Aksident në aksin Lushnje-Berat/ Përplasen dy makina

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Lushnje-Berat.

Dy automjete, njëri tip Land Rover me targa AA 139 ST dhe tjetri tip Ford me targa greke janë përfshirë në një aksident pranë fshatit Cukas.

Për pasojë janë plagosur 5 persona, të cilët janë transportuar drejt spitalit të Lushnjes. Gjendja e tyre shëndetsore deri në këto momente paraqitet e qëndrueshme.

Sipas informacioneve paraprake në vendngjarje, mjeti me targa greke ka dashur të kthehet majtas për të hyrë në një biznes në krah të majtë të rrugës, lëvizje e cila nuk është kuptuar nga drejtuesi i fuoristradës dhe për pasojë ka sjellë përplasjen e mjeteve dhe përfundimin në kanal të tyre.