Aksident në aksin Lezhë-Milot. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë kryqëzimit të rrugës së Shëngjinit.
Bëhet me dije se dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për pasojë ka mbetur e plagosur një grua. Si pasojë e plagëve të marra është dërguar menjëherë në spitalin e Lezhës.
Uniformat blu ndodhen në vendin e ngjarjes, për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.
Bëhuni pjesë e Zoom.al 👇👇
Related Posts
None found