zoom

Aktualitet

Aksident me vdekje/ Makina përplaset pas murit, shoferi vdes sapo mbërrin te Trauma

Një aksident me vdekje është regjistruar ditën e sotme në aksin Mamurras – Fushë Krujë.

Drejtuesi i një automjeti tip “Benz” ka humbur kontrollin e makinës duke dalë nga rruga. Si pasojë e devijimit ka ndodhur përplasje me një mur aty pranë.

Drejtuesi i mjetit u transportua me urgjencë te spitali i Traumës në Tiranë, por nuk arriti dot të mbijetonte. I ndjeri ndërroi jetë me të mbërritur aty.

Ende nuk dihen më shumë detaje rreth aksidentit dhe identitetit të viktimës. Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes./ Zoom.al