Aplikacion
Raportohet se një makinë është përplasur me një mjet bujqësor, ku udhëtonin viktimat Ahmet dhe Salushe Kafazi, si edhe vajza e tyre, Feruze Braushi.
Çifti përkatësisht të moshës 81 dhe 77-vjeç humbën jetën në vendngjarje, ndërsa e bija u dërgua në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në polici është shoqëruar drejtuesi i makinës, shtetasi me iniciale A. K..
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 06:00, në vendin e quajtur “Rruga e drejtë e Kuçovës”, automjeti me drejtues shtetasin A. K. është përplasur me mjetin bujqësor (frezë dore), në të cilën ndodheshin drejtuesi, shtetasi A. K., 81 vjeç, bashkëshortja e tij shtetasja S. K., 77 vjeçe dhe vajza e tyre, shtetasja F. B., 58 vjeçe.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit bujqësor, shtetasi A. K., dhe bashkëshortja e tij, shtetasja F. K., kanë humbur jetën në vendngjarje, ndërsa shtetasja F. B. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Donte të jetonte i qetë në periferi të Milanos, Alvaro Morata detyrohet të zhvendoset nga shtëpia