zoom

Aktualitet

Aksident me motor në Memaliaj, humb jetën 56-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Memaliaj, ku një person ka ndërruar jetë.

Bëhet e ditur se viktima është shtetasi Azem Hada, 56 vjeç, i cili ishte duke lëvizur me një motor kur ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke ndërruar jetë.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.