zoom

Aktualitet

Aksident i trefishtë në Tiranë, plagosen dy persona

Dy persona kanë mbetur të plagosur lehtë pas një aksidenti të ndodhur pasditen e sotme tek mbikalimi i Casa Italias.

Sipas policisë në aksident janë përfshirë 3 makina, ku si pasojë i lënduar ka mbetur drejtuesi i një prej makinave që u përfshi në aksident si dhe një pasagjer.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17:10, në autostradën Vorë-Tiranë, tek mbikalimi i Casa Italias, janë përplasur 3 mjete. Si pasojë janë lënduar lehtë drejtuesi i një prej  mjeteve dhe një  pasagjer, pa probleme për jetën.

Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Shërbimet e Policisë Rrugore vijojnë punën për normalizimin e qarkullimit.