zoom

Aktualitet

Aksident i shumëfishtë në “Rrugën e Kombit”, ka të plagosur

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur mesditën e kësaj të Mërkure, në “Rrugën e Kombit”, pranë fshatit Fushë-Milot.

Mësohet se një trailer është përplasur me dy autovetura dhe tre çilkomotorë, ndërsa raportohet për disa persona të plagosur.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në spital, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Policia, zjarrfikësja dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave.