zoom

Aktualitet

Aksident i rëndë në Sarandë/ Italiani përplas 38-vjeçarin. Dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident i rëndë u regjistrua këtë të hënë në kryqëzimin e rrugëve “Gjon Pali” dhe “Përmeti” në Sarandë.

Sipas policisë, një mjet tip “Fiat”, që drejtohej nga një shtetas italian, u përplas me një motor tip “Piaggio”.

Si pasojë e aksidentit, u plagos rëndë 38-vjeçari që drejtonte motorin.

Ai u dërgua me urgjencë te spitali i Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore, ndërsa italiani që shkaktoi aksidentin, një 51-vjeçar, u prangos nga policia.