zoom

Aktualitet

Aksident i rëndë në Laç/ Humb jetën fëmija 2 vjeç, plagosen prindërit

Një fëmijë dy vjeç ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti të ndodhur te kryqëzimi i Fushë-Kuqes, pasditen e sotme, ku u përplasën dy makina.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, kur drejtuesi i një automjeti, Endri Toma është përplasur me mjetin tjetër me shofer Albi Rexhën. Ky i fundit ishte në makinë me gruan e tij Imelda Rexhepi dhe fëmijën e tyre 2 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Prindërit e të miturit ndodhen në spital për ndihmë mjekësore pasi edhe ata kanë mbetur të plagosur nga përplasja.

“Rreth orës 18:00, në aksin rrugor dytësor Laç-Fushe Kuqe, në vendin e quajtur ‘Kryqëzimi i Fushe Kuqes’, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin E.T. me automjetin me drejtues shtetasin A. R. Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi A. R. dhe pasagjeria I. R. të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, si dhe ka ndërruar jetë fëmija i mitur 2 vjeç. Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia.