Aplikacion
Drejtuesi i një mjeti tip “Volkswagen” humbi kontrollin dhe makina doli në korsinë tjetër, ku u përplas me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin Gj. Xh..
Në momentin e përplasjes, automjeti tip “Benz” ka qenë i ndaluar.
Pas aksidentit, shoferi i mjetit “Volkswagen” humbi jetën në spital.
Sipas mjekëve, paraprakisht dyshohet se ai ndërroi jetë për shkak të arrestit kardiak, por do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore që do të japë përgjigjen përfundimtare.
Shoferi tjetër u shoqërua në komisariat për t’u marrë në pyetje për ngjarjen.