zoom

Aktualitet

Aksident i rëndë në Greqi, dy të vdekur. I përfshirë edhe një shqiptar

Një aksident me dy të vdekur u regjistrua mesditën e kësaj të mërkure në Greqi.

Në rrugën nacionale Anatolikes Aktes – Aeroport, sipas mediave fqinje, një furgon i drejtuar nga një shtetas shqiptar, me dy britanikë në bord, në rrethana të paqarta devijoi nga korsia drejt Falirakut dhe u përplas kokë më kokë me një makinë që drejtohej nga një 57-vjeçar grek.

Për pasojë, mbetën të vdekur shtetasi grek dhe ai britanik, ndërsa shqiptari dhe një britanik u plagosën.

Ata u dërguan në spital dhe po marrin trajtim mjekësor. Sipas stafit spitalor, ata ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.