zoom

Aktualitet

Aksident i rëndë, makina kthehet përmbys

Një aksident rrugor ka ndodhur pak më parë në rrugën e Gjirit të Lalzit, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e aksidentit njëra nga makinat është kthyer përmbys. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje aksidenti është shkaktuar nga dalja e pakujdesshme e njërit prej mjeteve nga rruga dytësore për në rrugën kryesore, shkruan Zoom.al.

Rrethanat e aksidentit po hetohen nga policia.

Në këtë aks rrugor aksidentet janë të shumta për shkak edhe të mungesës së sinjalistikës rrugore. /Zoom.al