zoom

Aktualitet

Aksident i rëndë, 55-vjeçari shtypet brenda në mjet nga kamioni

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në aksin Shkodër-Lezhë ku ka ndërruar jetë një person.

Bëhet me dije se ai është 55-vjeçari Eduard Grishaj.

Ai ishte duke udhëtuar me automjet, kur pas përplasjes me kamionin është shtypur përsipër nga mjeti  i rëndë.

Grishaj qëndroi kohësh i bllokuar brenda në automjet, derisa autoritetet me eskavator dhe zjarrfikëse arritën t’i nxjerrin trupin.