zoom

Aktualitet

Aksident i frikshëm në Vorë! Benzi lëvizte në kah të kundërt, gazetari xhiron përplasjen live

Te gjendesh në vendin dhe kohën e gabuar! Kështu duket se ndodhi për një nga gazetarët e “Vizion Plus”, i cili mesditën e djeshme filmoi live një aksident të frikshëm në Vorë.

Siç shihet në video, njëra prej automjeteve ishte duke ecur në kahun e kundërt të lëvizjes.

Shkaktar i aksidentit, ku u përfshinë katër automjete që u përplasën me njëra-tjetrën ka qenë drejtuesi i “Benz”-it, i cili drejtohej nga një i moshuar. Ai doli në krah të kundërt, duke u përplasur me mjetet e tjera.

Nga përplasja u lënduan disa persona, por fatmirësisht nuk morën dëmtime të rënda.