zoom

Slider

Aksident fatal në Gjakovë! 3 viktima, dyshohet se janë shtetas shqiptarë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në fshatin Raçë të Gjakovës, ku për pasojë 3 persona kanë humbur jetën.

Aksidenti u konfirmua nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

“Jemi në pritje, të raportit nga vendi i ngjarjes. Në momentin që e marrim raportin ju tregojmë”, ka thënë Gjurkaj për “Telegraf”.

Ndërkaq, sipas medias lokale ‘Syri-vizion”, të aksidentuarit dyshohet se janë shtetas shqiptarë.