zoom

Aktualitet

Aksident/ Autobusi i linjës Libohovë-Tiranë del nga rruga, plagoset 30-vjeçarja

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin nacional Gjirokastër-Kakavije, në afërsi të fshatit Dervician, ku autobusi i linjës Libohovë-Tiranë ka dalë nga rruga.

Policia njofton se si pasojë e aksidentit ka mbetur e plagosur një pasagjere.

“Shtetasja D. V., 30 vjeçe, banuese në Libohovë, po merr ndihmën mjekësore në spitalin Rajonal Gjirokastër”, thotë policia.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.