zoom

Slider

“Ajri në zemrën time u shtua…”! Ndeshja Rusi-Finlandë, komentatori i këndon live tifozes ruse

Diçka interesante ka ndodhur gjatë ndeshjes Rusi-Finlandë në “Euro 2020, gjatë komentimit të ndeshjes në një nga stacionet televizive në Arabi.

Në momentin që gjatë transmetimit u shfaq një tifoze ruse, komentatori arab nuk ka mundur të rezistojë pa i thurur disa vargje. Ndonëse ishte në transmetim direkt, ai nisi t’i dedikojë fjalë të ëmbla bukuroshes.

“Ajri në zemrën time u shtua dhe u dashurova. Nuk është faji im, ishte aksidentale Unë nuk kam asgjë tjetër në jetën time. Unë, zemra ime dhe gjithçka i përket asaj”, ishin disa nga vargjet që komentatori tha në momentin që u transmetuan pamjet e bukuroshes.

Rusja mori vëmendjen e kamerave të ndeshjes nga qëndrimi, duke vënë në dukje trupin dhe këmbët e saj.

Ndërkohë, ndeshja ka përfunduar me rezultat 1-0 në favor të Rusisë.