zoom

Të gjitha

“Ajo është shumë e cekët”, vëllai i Meghan Markle bën deklaratën e fortë për të motrën

Vëllai më i madh i Meghan, Thomas Markle Jr do të jetë pjesë e “Big Brother Vip” në Amerikë.

Ndër personazhet e famshëm që u konfirmuan për të qenë pjesë e këtij programi janë yjet e “Married At First Sight” dhe vip-a të tjerë, përfshirë vëllain e Meghan Markle Thomas Markle Jr.

Nga reklama e parë e transmetuar në televizion, ai nuk e ka përmbajtur dot veten dhe ka vënë në shënjestër dukeshën e ka lënë të kuptohet se do zbulojë disa sekrete të mëdha mbi motrën e tij.

“Unë jam vëllai i Meghan Markle. Unë i thashë Princit Harry, mendoj se ajo do të shkatërrojë jetën tuaj sepse është shumë e cekët”, është shprehur Thomas në video.

Edhe më herët, Meghan ka folur për marrëdhënien e komplikuar që ka me familjarët e saj në intervistën që tronditi gjithë botën, atë me Oprah Winfrey.

“Nuk ndihem rehat të flas për njerëz që me të vërtetë nuk i njoh. Unë jam rritur si një fëmijë i vetëm. Do të kisha dashur të kisha vëllezër e motra,” tha ajo.

Sekretet që do të nxjerrë në dritë Thomas në programin e famshëm me shumë mundësi kanë shqetësuar dukeshën dhe të gjithë janë gjithë sy e veshë për të mësuar se çfarë ka për të thënë ai.