zoom

Politikë

Ahmetaj: Rama s’dilte nga zyra e drejtorit të Pfizer-it pa marrë “po”

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj shprehet se është merita e kryeministrit Edi Rama që në Shqipëri mbërritën vaksinat kundër Covid-19.

Ahmetaj tregoi në “Abc News”momentin e arritjes së marrëveshjes me kompaninë Pfizer. Sipas ministrit, kryeministri Rama nuk lëvizte nga zyra e drejtorit ekzekutiv të kompanisë amerikane Albert Bourla, pa i thënë “po” ky i fundit për marrjen e dozave të vaksinës.

“Ne i marrim sepse ka të bëjë me këmbënguljen. Ne jemi një ekip prej tre vetash, kryeministri, Ogerta dhe unë. Jemi në negociatë çdo ditë. Pse negociuat me podhuesin turk dhe i kërkuar ptocit tu sillte Sputbnik. Ne sot kemi parë Gjermaninë që të negociojë me Rusinë. Ne sot kemi përdorur fondacionin e Tony Blair për të na ndihmuar me Sputnik dhe ligji na e ka dhënë këtë mundësi, na ka detyruar që të negociojmë me prodhues. Ne gjejmë çdo mundësi për të sjellë vaksina. Ne kemi gjetur të gjitha rrugët e mundshëm. Ka qenë kryeministri që e ka gjetur kontaktin me Pfizer. Kryeministri refuzonte të mbyllte takimin me Bourla pa marrë një ‘po’. Njeri i zënë me punë pavarësisht se kishte kryeministrin e një vendi, kryeministri ngulte këmbë tha nuk lëviz nga zyra nëse ti nuk më premton. Kjo duket si përrallë sikur ministri i një kryeministri po mundohet ti japë atributet që si ka. Nuk dilte deri kur Bourla i tha po. Kryeministri shkoi me kontaktet e veta. Kur ti shkruajë kujtim Edi Rama do ti thotë. Prandaj bën diferencën, këmbëngulja e një ekipi. Një kryeministër ka më shumë kontakte se një kryeministër tjetër. Marrëdhëniet janë edhe personale,”deklaroi Ahmetaj.