zoom

Politikë

Agron Gjekmarkaj-Ramës: Ti s’ke mbajtur një grua më shumë se 4 vjet, jo më pushtetin

Agron Gjekmarkaj ka reaguar pas thumbimeve të Edi Ramës ndaj tij dhe Mark Markut.

“Erdhi duke rendur e dihatur si i marri , na sulmoi ne shtepine tone Edi Rama mua dhe Mark Markun a thua se na impresionojne batutat e lodhura te nje genjeshtari bulist!

Rren kur flet, rren kur hesht, rren kur eshte i gezuar, rren kur eshte i merzitur, por sot tha nje te vertete! Ja kemi kundershtuar ligjin e ndyre te arsimit te larte, sa kemi mundur, me argumente e force sepse eshte nje ligj totalitar, ideologjik qe synon vendosjen e Universiteteve nen tutele partiet qe pedagoget i do per komisare e punetore propagande!

Do ja rrezojne ne ditet e para te Qeverise Basha, do e bejme siç duhet, bashkekohore, me universitetet ze i pare, jo per t’ja dorezuar Universitetet Partise por Shqiperise, studentve dhe pedagogve te saj, per ti ngritur ato ku i kerkon koha, ne rang europian!

Te paditurin e bezdisin, pedagoget , arrogantin e trazojne krenaret e qendrestaret, sundimtarin e  rrezojne njerzit e lire!

Kjo e fundit do ti ndodhe Ashikut te të gjitha veseve me 25 Prill!

Edi Rama nuk ka mbajtur nje grua me shume se kater vjet jo me te mbaje pushtetin 12 vjet!

Edi Rama ik fshihu nga fitorja e Shqiperise! Ajo po vjen o i paudhe dhe do te zere nen vete siç e meriton nje birbo e teveqel i bllokut!”, shkruan Gjekmarkaj.

“Çuditërisht, në skuadrën tjetër, nuk ka asnjë banor këtu, nga ata të cilët do të jenë në parlament, jo nga ata që janë vënë për të zbutur hatërmbetjet e shumëkujt në PD-në e Lezhës, që është anashkaluar dhe të cilit apo të cilës i është vënë mbi krye Marku dhe Gjekmarku, dy personazhe qesharake të komedive të klubeve të mbrëmjes mediatike dhe një zonjë që nuk banon këtu.

Pra, nëse ne do të arrijmë objektivin tonë maksimal, që është të kemi 4 deputetë, të 3 deputetët e PD-së do të jenë banorë Tirane, që do vijnë në Lezhë për të pirë ndonjë kafe të shtunave e për të bërë sikur po flasin me elektoratin,” tha Rama në fjalën e tij, çka solli reagimin e Gjekmarkajt.