zoom

Politikë

Agron Duka i përgjigjet Ramës: Kështu burri je ti

Agron Duka i është përgjigjur flakë për flakë Edi Ramës, i cili e sulmoi në një takim që pati për emigracionin, sikundër bëri me të gjithë krerët e partive opozitare që i kanë dalë në bllok kundër.

Rama tha se Duka sheh vetëm interesin e vet nga aleanca me Bashën, duke mos e kursyer edhe me ironi.

 

“Pastaj, AGRON DUKA, që do mbetet në historinë e estradave politike shqiptare si i vetmi kryetar partie pas vitit 1912, i cili nuk e nxorri asnjë ditë nga garazhi partinë e tij, agrare, të cilës ia justifikon emrin sepse vetë ai jeton me tagjinë e Shqupit. Në pritje që Luli ta ribëjë pakës Minisëtër Bujqësie, meqë Agroni si gjeli i Agrares përfaqëson aq shumë pula, zogj dhe vezë, saqë për kotec i shkon vetëm ministria e ushqimit”, deklaroi Rama.

Por Duka, në përgjigjen e tij, i kujton se dikur kanë qenë aleatë dhe e akuzon se nuk është burrë.

“O robo, vezët e mija të pëlqenin derisa t’i fillove të haje gjellën e prishur që Departamenti i Shtetit e quan NON GRATA. Nuk habitem më, kështu burri je, me një “R” tjetrën nuk e ke merituar kurrë. Po nuk ke faj ti jo, të ka ngecur veza keq. 8 vite përralla e batuta janë mjaft për ty, ndoshta edhe për ata me të cilët “vrave” Partinë Socialiste, por jo për shqiptarët. Të ka dalë boja robo, s’ka 3D që të shpëton…”, u shpreh Duka në një postim në rrjetet sociale.

Pak kohë më parë, disa media shkruajtën se Agron Duka kishte marrë një ofertë nga PS. Por ai e përgënjeshtroi këtë lajm duke thënë se ishte pasojë e keqinterpretimit të një deklarate të tij. ©Zoom.al