zoom

Aktualitet

Agjenti i FBI, Charles McGonigal dhe Neza ia shtrojnë me mish me Safet Gjicin

Para pak ditësh u raportua se ish-zyrtari i lartë i FBI, Charles McGonigal, ishte dekoruar nga kryebashkiaku i emëruar nga Edi Rama në Tropojë, Rexh Byberi.

Por tani mësohet se McGonigal ka qenë si i shtëpisë mes socialistëve shqiptarë.

Së fundmi, në media ka qarkulluar një foto e Charles McGonigal me Safet Gjicin, kryebashkiakun socialist të Kukësit.

Ata shfaqen duke darkuar në një restorant dhe duke pirë verë, ndërsa shoqërohen nga Agron Neza, “personi A” në dosjen e ish-zyrtarit të arrestuar të FBI-së.