zoom

Bota

Afrika regjistron rritje të vdekjeve dhe rasteve me COVID-19

Vdekjet dhe infeksionet ditore nga koronavirus në Afrikë sot kanë shënuar rritje, sipas një azhurnimi nga Qendra Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Me 605 vdekje të tjera, numri i vdekjeve arriti në 200.741, ndërsa 17.441 infeksione të reja e rritën numrin e përgjithshëm të rasteve në 7,95 milionë.

Gati 7,2 milionë pacientë janë shëruar në kontinent, ku deri më tani janë kryer afro 68 milionë teste, treguan të dhënat.

Nga pesë rajonet gjeografike në Afrikë, Afrika Jugore ka regjistruar më shumë se 3,8 milionë raste, Afrika Veriore 2,4 milionë, Afrika Lindore 927.900, Afrika Perëndimore 617.300 dhe Afrika Qendrore 222.100 raste.

Të paktën 104.700 njerëz kanë humbur jetën nga virusi në Afrikën Jugore, 64.700 në Afrikën Veriore, 19.100 në Afrikën Lindore, 9.000 në Afrikën Perëndimore dhe 3.200 në Afrikën Qendrore.

Vetëm rreth 2,93 për qind e popullsisë së Afrikës është vaksinuar plotësisht kundër COVID-19 deri më tani, treguan të dhënat.