zoom

Politikë

Afganët në Shqipëri/ Rama: Ne nuk jemi vend i pasur, por kemi mjaftueshëm për të ndarë me këta njerëz

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për BBC World News deklaroi se Shqipëria pavarësisht se nuk është vend i pasur, ka mjaftueshëm për të ndarë me qytetarët afganë, të cilët tashmë janë strehuar në vendin tonë.

Ai pohoi se dikur, 30 vite më parë, shqiptarët kanë qenë në vend të afganëve, që iu desh të rendnin vendeve të Europës, për t’i shpëtuar regjimit komunist.

Gazetari: Çfarë po bën Shqipëria për t’u siguruar qytetarëve afganë kushtet ?

Rama: Ne kemi qenë në këtë pozitë jo shumë kohë më parë. 30 vite më parë ishim ne afganët që përpiqeshim që t’i largoheshim ferrit , për të mbërritur në Evropë. Ka qenë mjaft e ngjashme sa i takon udhëtimit, dhimbjes dhe ankthit të së panjohurës. Jemi të prirur që ta bëjmë këtë, pasi kjo nderon traditën tonë, historinë tonë dhe ne vete. Ndërkohë po bëjmë diçka që unë besoj se ua detyrojmë fëmijëve tanë që ata të rriten në këtë jetë sepse ka një kohë kur ti jep dhe një kohë kur ti merr. Ne nuk jemi vend i pasur, por jam besimplotë se kemi mjaftueshëm për të ndarë me këta njerëz dhe se do të jemi së bashku. Nuk jemi të vetëm. Ka shumë organizata që po kujdesen për ta dhe kanë bërë përpjekje të jashtëzakonshme për t’i nxjerrë prej vendit të tyre.