zoom

Aktualitet

Abuzoi me 15-vjeçaren në arrest shtëpie/Arrestohet 22-vjeçari në Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin Kevin Cungu 22 vjeç, banues në Tiranë.

Cungu i cili ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” ka thirrur në banesën e tij një 15-vjeçare.

Sipas policisë, 22-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën pa dëshirën e saj.

Kevin Cungu është një emër i njohur për policinë dhe drejtësinë, pasi rezulton me një të shkuar kriminale. Në vitin 2021 ai tentoi që të vriste me armë zjarri shokun e tij Rexhep Gjelin në zonën e 5 Majit në kryeqytet.

Pasi u kap nga policia, Cungu u përball me drejtësisë ku u dënua për vrasje e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje por pak kohë më parë Cungu ka lënë qelinë për tu dërguar në arrest shtëpie.