zoom

Slider

“A pate shumë dhimbje?”/ Fjalët rrëqethëse të motrës së viktimës në Kroaci

Në mesin e 10 viktimave nga aksidenti i djeshëm në Kroaci është edhe e reja Anjeza Bellanica nga komuna e Rahovecit. Motra e Anjezës ka shkruar disa fjalë rrëqethëse për motrën e saj të ndjerë e cila humbi jetën nga aksidenti fatkeq i mëngjesit të së dielës.

Motra e Anjezës shkruan: o shpirt motres, o drita e syve t’mi edhe engjëjt ta kanë lakmin sa e bukur je. S’po m’besohet qe motra skam me t’pas ma.

Postimi i plotë:

Anjez o shpirt motres, o drita e syve t’mi edhe engjëjt ta kanë lakmin sa e bukur je. S’po m’besohet qe motra skam me t’pas ma.

A pate shume dhimbje shpirti jem?

Anjez e çka tash me planet tona për t’ardhmen qysh du me jetu un pa ty? Ti e din qe un edhe ni dit t’vetme pa ty nuk e baj.

Kush m’pret mu n’shpi ty kesh tash ma?

A thu a ka me than prap babi qe kur po vi n’shpi e po ju shoh po m’heket lodhja ? Po mami Anjez? Ajo s’mun pa neve dyjave e din ti.

O shpirti jem Allah-u t’kish dasht ma shum se na e t’morr ty me na prit neve.

Ti ki me kon gjeth me neve ti je shpirti jem

Pusho e qet engjëll.

Kujtojmë se nëntë pasagjerë dhe shoferi i dytë i autobusit nuk arritën që të mbijetonin, ndërsa 42 u lënduan, 15 në gjendje më të rëndë dhe 15 janë akomoduar nga autoritetet kroate.