zoom

Bota

A mund të pini alkool direkt pas vaksinës së Covid-19?

Supozojmë se sapo keni përfunduar dy dozat e vaksinës kundër Covid-19 dhe tani, jeni gati të dilni e të festoni me muzikë dhe alkool të mirë. Sidoqoftë, mund t’ju duhet të prisni pak për këtë të fundit.

“Nuk ka të dhëna që vërtetojnë se pirja e alkoolit para ose pas vaksinës mund të ndikojë në efikasitetin e saj apo të krijojë efekte anësore”, shprehet dr. Robert Quigley për Bustle.

Megjithatë, edhe pa këto të dhëna, ai thotë se rekomandohet që alkooli, direkt pas vaksinimit, të shmanget. Efektet anësore më tipike të vaksinave Covid përfshijnë lodhje, dhimbje muskulore dhe dhimbje koke dhe është e mundur që një gotë verë direkt pas vaksinimit, t’i përkeqësojë këto simptoma, më keq sesa një hangover.

Disa mjekët sugjerojnë të prisni 48 deri në 72 orë pas vaksinimit. Kur bëhet fjalë për të pirë gjatë hapësirës midis dy dozave (për vaksinat që kanë dy doza), mjekët janë më pak të vendosur. New Scientist raporton se ndërsa disa shkencëtarë kanë rekomanduar abstenimin nga alkooli tërësisht midis dy dozave, mjekë të tjerë nuk pajtohen me vendimin dhe thonë se konsumi i lehtë i alkoolit, 3+ ditë pas dozës së parë është krejtësisht në rregull.

Është mirë që të konsultoheni me mjekun tuaj për të kuptuar edhe më mirë çfarë mund të jetë më e mira për ju.