Aplikacion
Ndërkohë, është aluduar herë pas here në rrjet për një lidhje të mundshme mes Andit dhe Melisës. Në rrjete sociale qarkulluan disa foto të Andit dhe Melisës, të cilat i bënë të gjithë të dyshonin se ata janë realisht në një lidhje mes tyre. Mirëpo, ata të dy i kanë mohuar gjithmonë fjalët që janë në një romancë dhe kanë treguar se “kafja serioze” mes tyre nuk u pi asnjëherë. Por, ndjekësit i janë vënë pas çiftit dhe duan me patjetër që ata ta pranojnë faktin që janë çift, pasi numërojnë edhe fansa të shumtë që gjithashtu kanë hapur llogari me emrat e tyre.
Së fundmi, Andi dhe Melisa janë fotografuar duke bërë shopping së bashku. Ndërkohë, duket se Melisa ka një përgjigje për këto dyshime që kanë bërë xhiron e rrjetit. Mbrëmjen e sotme, në një intervistë 60 sekondëshe për ‘Prive’, ajo ka mohuar që është në një lidhje më Andin.
Gazetari: A parapëlqen meshkujt zeshkanë apo bjondë?
Melisa: Zeshkanë, por jo zeshkanë të mbyllur.
Gazetari: Si Andi diçka?
Melisa: Joo…
E pyetur nga gazetari se a ka pasur marrëdhënie intime me Andin, ajo u përgjigj e prerë “Jo”.
Pas tensioneve, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh kryetaren e re të komanduar. Emri dhe reagimi