zoom

Të gjitha

A ka skenar në “Për’puthen”? Përgjigjet Bora Zemani

Bora Zemani ka qenë një nga moderatoret më të përfolura kohët e fundit edhe për shkak të vetë programit që drejton. “Për’puthen” është aktualisht një nga programet më të ndjekur dhe dashur pa dashur Bora si prezantuese është përfshirë në disa situata në emision që shpesh nuk janë pritur mirë ngë publiiku.

Këtë gjë e ka pranuar edhe vetë Bora gjatë një interviste për emisionin “Dilema Sociale” në “Top Albania Radio”. Ajo tregoi se në emision ka pasur shpesh momente të vështira, që janë keqinterpretuar nga publiku dhe kjo ka ndikuar edhe në anën e saj emocionale.

Ndërkohë që nga fillimi dyshohet se “Për’puthen” ecën në bazë të një skenari dhe se çdo situatë është e stisur. Madje ka pasur akuza të shumta nga ish-konkurrentë, që kanë dashur të vërtetojën se emisioni nuk është real. Por çfarë ka Bora Zemani për të thënë për këtë gjë?

E pyetur nga Eno Popi, nëse Për’puthen është një program i improvizuar, Bora u step për një moment dhe tha se ajo vetë ka një skaletë referuese.

“Unë kam një skaletë ku duhet të referohem për pjesët që do jepen, por në shumë momente dal nga skaleta…”, tha Bora.

Sipas fjalëve të moderatores situata në program janë të papritura, ndërkohë që fjalët e ish-konkurrentëve tregojnë të kundërtën.

I fundit që ka hedhur akuza mbi produksionin e “Për’puthen” është Eri Aga. Gjatë një videoje live mbrëmjen e djeshme ai u shpreh se është Olsa Muhameti ajo që cakton takimet e vajzave. Ai tregoi se Olsa nuk e ka lejuar të zhvillojë një takim me helikopter me Ledjanën, duke i nxjerrë justifikime të ndryshme. Ndërkohë që sot ishin Jasmina dhe Princi ata që fluturuan bashkë me helikopter në takimin e parë.