zoom

Aktualitet

A ka kryer Ervis Martinaj ndërhyrje plastike?/ Artan Hoxha e zbulon: Kanë për ta “gjetur”…

Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar në studion e emisionit “Në shënjestër” me Klodiana Lalën ka folur në lidhje me fatin e të shumëkërkuarit të drejtësisë Ervis Martinaj.

Hoxha tha se sa i përket “mbretit të kumarit” rezulton se Martinaj është përballur me një ngjarje që ka sjellë pasoja të rënda për të.

I pyetur nëse Martinaj ka kryer një ndërhyrje plastike për të fshehur identitetin e tij, siç është aluduar shpesh, Hoxha deklaroi se kjo gjë nuk ka ndodhur duke e përjashtuar totalisht këtë mundësi, ndërsa ironizoi duke thënë se autoritetet kanë për ta “gjetur” atë.

“Fati i pafat i Ervis Martinajt, mua më rezulton se kemi me një ngjarje që ka sjellë pasoja të rënda për të dhe këtu përfundon për mua. Ai nuk ka bërë ndërhyrje plastike dhe të ketë kaluar në një nivel showbizi. Çështja është se si ka ndodhur ngjarja. Këta kërkojnë edhe Jan Prengën, edhe Talo Çelën, për t’i “gjetur” i kanë”, tha ai.