zoom

Aktualitet

A është kjo makina luksoze që ka porositur Edi Rama? Shiko luksin e shfrenuar brenda saj

Në rrjet po qarkullojnë lajmi që kryeministri Edi Rama, do të cojë minus 500 mijë dollarë nga buxheti i shtetit dhe kjo shumë e majme, vetëm për të blerë nja automjet për të lëvizur.

Por për cfarë makine bëhet fjalë dhe a është në të vërtetë makina që do të blejë kryeministri?

Mesa duket qeveria nuk është kursyer për luksin e kësaj makine me të cilën mendohet se do të lëviz kryeministri i zgjedhur edhe për 4 vitet e ardhshme.

Bëhet fjalë për makinë me porosi të markës “GMC Yukon Luxury” dhe ka dy ndenjëse VIP me mbështetëse këmbësh, sediljet janë italiane, rimeso me dru arre origjinale. Tavani është i ndriçuar dhe është i gjithi me lëkurë kastori. Makina nga brenda duket si avion privat luksi.

Ju ftojmë të shikoni fotot e makinës.