Aplikacion
Sipas Vasilit, Lavrov dekonspiron Ballkanin e Hapur si nismë e Rusisë dhe Serbisë, ndërsa thekson se pak javë më parë i ka kërkuar Parlamentit Shqiptar me Amendament daljen e menjëhershme nga Ballkani i Hapur si nje nismë Ruso-Serbe dhe antieuroatlantike.
Postimi i Vasilit:
Lavrov dekonspiron Ballkanin e Hapur si nisme Ruso Serbe!!
Sot Lavrov nxjerr haptas ne shesh qe Ballkani i Hapur eshte nje strategji Ruso Serbe.
Ai tha sot:
Lavrov: Natyrisht, ata që po i tërheqin fijet në Bruksel nuk e kanë dashur këtë, nuk kanë dashur që ne t’i shprehim mbështetjen tonë për Beogradin, ndër të tjera, projektin e Ballkanit të Hapur. Tashmë është e qartë për të gjithë se Brukseli, NATO dhe BE duan ta kthejnë Ballkanin në projektin e tyre të quajtur Ballkani i Mbyllur- tha ministri i Jashtëm rus.
Pak jave me pare i kerkova Parlamentit Shqiptar me Amendament daljen e menjehershme nga Ballkani i Hapur si nje nisme Ruso Serbe dhe anti Euroatlantike.
Votimi kunder ishte nje votim tradhetaresh.
Ja ku e keni deshmine tronditese ne fjalet e Lavrov.
Letrat u hapen, Rama eshte thjesht nje sherbetor i bindur i interesave Ruso Serbe.
Megjithëse kjo nismë për bashkëpunim rajonal ka gjetur mbështetje si nga SHBA dhe BE, asnjëra prej tyre nuk ka marrë përsipër autorësinë e idesë.
Ishte kryeministri shqiptar që në vitin 2018 propozoi një ide të tillë për përmirësimin e marrëdhënieve politike mes vendeve të rajonit.
Planet për krijimin e Open Balkan u deklaruan për herë të parë në takimin e mbajtur më 10 tetor 2019 në Novi Sad të Serbisë.
Më pas pati dy takime të tjera të liderëve të tre vendeve më 11 nëntor 2019 në Ohër dhe më 12 dhjetor 2019 në Tiranë.
Më 29 korrik 2021 në Ohër, Vuçiç, Rama dhe Zaev nënshkruan marrëveshjen për liberalizimin e qarkullimit të mallrave, unifikimin e tregut të punës dhe bashkëpunimin kundër katastrofave. Serbët dhe shqiptarët përbëjnë dy etnitë dominuese në Open Balkan duke pasur një shtrirje të popullsisë në të paktën tre shtete.
Deri tani pjesë e kësaj iniciative janë bërë vetëm këto tre vende ndërsa Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina kanë hezituar t’i bashkohen.
Gjithashtu BE, ka qenë më skeptike, veçanërisht Gjermania, e cila kërkon të vazhdohet me proçesin e Berlinit.
Procesi i Berlinit ishte nismë e kancelares, e krijuar në vitin 2014, për të mbajtur Ballkanin Perëndimor afër BE-së, përsa kohë që BE-ja nuk ishte ende e gatshme për të pranuar vende të reja në gjirin e saj. Kjo nismë synonte lidhjen e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor në fushat e transportit dhe energjisë dhe marrëdhënie ekonomike, të cilat rezultuan të suksesshme./Zoom.al/
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet