Aplikacion
Por ajo që ra në sy ishte pasiviteti i forcave të rendit.
Edhe pse molotovët konsiderohen të rrezikshëm, efektivët e rendit nuk ndërhynë. Kur protestuesit iu vërsulën bashkisë dhe flakët e molotovëve përfshinë hyrjen e godinës, policët thjesht u larguan.
View this post on Instagram
Po ta krahasosh reagimin e policisë me atë kur protestuesit kanë tentuar të bëjnë të njëjtën gjë para kryeministrisë, dallimi është i qartë.
Opozita e ka vënë Erion Veliajn në qendër të aksionit të saj pas shpërtimit të skandalit “5D” ku SPAK arrestoi disa drejtorë, njerëzit më të afërt të kryebashkiakut, të cilët kishin ngritur një skemë për të fituar miliona euro nga tenderat e Bashkisë.
Edi Rama ka bërë vetëm një reagim për një prej skandaleve më të mëdha që ka përfshirë bashkinë kryesore të vendit. Edhe ai ngjalli shumë pikëpyetje, nëse ishte në mbështetje të Veliajt, siç shprehej vetë kryeministri, apo ishte një mesazh i koduar për t’i treguar atij se nuk e kishte nën kontroll SPAK-un, ndryshe nga sa thuhet në mazhorancë, opozitë dhe në pjesën dërrmuese të opinionit publik.
“Kështu që edhe kjo çështja më e fundit e disa ish-zyrtarëve e zyrtarëve të bashkisë Tiranë, edhe qëndrimi i drejtë i Erionit sot, me të cilin bashkohem fjalë e presje, dëshmojnë edhe njëherë se ne as nuk e kontrollojmë SPAK-un, as nuk kemi ndërmend të ndryshojmë qasjen fuqimisht mbështetëse për SPAK-un, as nuk komentojmë çfarëdoqoftë lidhur me vërtetësinë e akuzave të SPAK-ut, për këdoqoftë që SPAK-u merr të pandehur…” – do të deklaronte Rama.
Pas Ramës, asnjë reagim tjetër nga mazhoranca në mbrojtje të Veliajt, ndërkohë që kryebashkiaku i Tiranës po bën pirueta studio më studio në televizionet që e mbështesin dhe aktivitet më aktivitet, për të treguar se ai punon ndershmërisht dhe se nuk ka lidhje me skandalin “5D”.
Erion Veliaj e ka parë këto ditë veten i vetëm përballë opozitës dhe atyre pak mediave që guxojnë të shkruajnë kundër tij. Duket sikur edhe vetë mazhoranca e ka izoluar. Dhe kjo nuk është çudi kur nga Bashkia e drejtuar prej tij vijojnë të dalin skandale të njëpasnjëshme.
Një tjetër skemë korruptive u zbulua një ditë më parë, ku një tjetër punonjëse, Arsona Vasili Hoxhaj – Specialiste e Lartë në Shërbimet Sociale, kishte krijuar një kompani që kishte fituar tendera publik, ndërsa vëlla i saj, Aleksandër Vasili, dhëndër i kryetarit socialist të njësisë administrative Dajt, Kujtim Qefalia, që është vëllai i deputetit socialist Xhemal Qefalia.
Dhe sa më shumë çibani i korrupsionit në bashkinë e Tiranës del në sipërfaqe, aq më shumë socialistët po marrin distancë nga Erion Veliaj. Jo se ata nuk e dinin çfarë ndodhte në Bashkinë e Tiranës, por ndryshe nga sa kanë vepruar me të tjerë socialistë të akuzuar për korrupsion e abuzime, siç rasti i Olta Xhaçkës, duket se nuk kanë marrë udhër për ta mbrojtur. Në mungesë të urdhrit, instiktivisht po veprojnë si minjtë kur mbytet anija. /Zoom.al/