zoom

Politikë

A do të shkojë PD në parlament? Përgjigjet Basha

Partia Demokratike nuk do t’i njohë zgjedhjet e 25 prillit, pasi Lulzim Basha i konsideroi si “masakër elektorale”. Por a do ta njohë ajo parlamentin dhe a do të shkojë ajo në kuvend?

Lulzim Basha u pyet për këtë nga gazetarët në dalje të selisë, duke lënë të kuptohet se nuk do ta bëjë sërish gabimin e djegies së mandateve.

Pyetje: A do e bëni këtë betejë në Parlament?

Basha: Kjo betejë do bëhet në të gjitha frontet, mënyrat e mundësitë që ekzistojnë, e përfundimi i saj do jetë i qartë: rrëzimi i rregjimit Rama-Doshi-Rakipi e kthimi i Shqipërisë shqiptarëve.