zoom

Politikë

A do të rikandidojë për kreun e PD? Basha nuk e mohon…

Në javën e fundit, ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është rikthyer jetës politike, por a do t’i rikthehet edhe garës për të rimarrë drejtimin e partisë?

Në një takim që pati me të rinjtë në Durrës këtë të hënë, kur u pyet prej tyre, Basha nuk e pohoi diçka të tillë, por as nuk e mohoi. Ai deklaroi se do të ketë një moment të dytë kur do të nisë fushata për kreun e PD, kur do të zbulohet edhe lëvizja e tij.

“Të garantoj se kjo nuk është fushata. Kur të nisë fushata, do ta them. Kjo është fushatë për gjendjen politike të vendit pas 14 majit. Nuk më pëlqen që pas 14 majit ka vetëm qetësi. Kam kafshuar gjuhën edhe kur hidhnin baltë ndaj meje. Dhash dorëheqjen për t’i dhënë një shans bashkimit”, u shpreh Lulzim Basha.