zoom

Aktualitet

A do të mbyllet Shqipëria në 18:00? Ja çfarë thotë Brataj

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj anëtar i Komitetit Teknik foli në studion e lajmeve në News 24 për një takim on line të zhvilluar me mjekët e rajonit për situatën antiCovid.

Ai po ashtu tha se mund të rishikohen masat antiCovid nëse situate shkon drejt përkeqësimit.

“Ishte takim shumë pozitiv, me pjesëmarrje nga kolegë nga të gjitha vendet e botës. Terapia nuk është se ndryshon shumë nga një vend tjetër i botës. Unë e kam thënë dhe e them që të gjendet një mënyrë bashkëpunimi konkret si të ardhjes së këtyre kolegëve dhe dërgimit të kolegëve këtu për bashkëpunim. Prandaj edhe me diasporën unë dua gjëra konkrete, duhet të realizojmë projekte konkrete”,- tha Brataj.

I pyetur nëse do të ndryshojë ora policore, Brataj u shpreh se tre ditët e fundit shifrat janë disi konstante.

“Në dy apo tre ditët e fundit rritjet janë stabilizuar, pra po arrijmë në atë fazën e sheshtë, më pas nis zbritja. Edhe një minimum pak më pozitiv tregon menaxhim e kontroll të situatës. Po diskutohet për masa të tjera, po bëjmë të njejtën gjë si vnedet e tjera. Do të shohim së shpejti situatën dhe do vendosim. Nëse ka përkeqësim nuk mund të tolerojmë situatën. Kritike për mua është edhe pranvera”,- shtoi ai.