zoom

Aktualitet

A do të jetë Manastirliu sërish ministre në qeverinë e re të Ramës?

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ishte e ftuar këtë të hënë në emisionin “Opinion” ku foli rreth situatës së pandemisë në vendin tonë dhe çfarë pritet të ndodhë gjatë sezonit turistik.

Ministrja u pyet nga gazetari Blendi Fevziu nëse do të jetë sërish ministre e Shëndetësisë në qeverinë e re të Ramës pas fitimit të zgjedhjeve të 25 Prillit. Manastirliu tha se ky vendim i takon kryeministrit ndërsa u shpreh se është e dedikuar që të çojë deri në fund përgjegjësinë që ka.

Blendi Fevziu: A keni biseduar dhe a do jeni sërish ministre e shëndetësisë në qeverinë e re Rama?

Ogerta Manastirliu: Kjo është vendimmarrje e kryeministrit.

Blendi Fevziu: Prandaj ju pyeta a keni biseduar me të.

Ogerta Manastirliu: Unë jam e dedikuar dhe fokusuar atë çoj deri në fund përgjegjësinë që kam sepse qeveria është deri në muajin Shtator. Vijon të ushtrojë funksionet e veta. Ne nuk kemi kohë për pushim, ky është një tagër që i takon kryeministrit për të zgjedhur qeverinë për të çuar përpara punët për aty ku ne duam ta shohim Shqipërinë në majë.

Blendi Fevziu: Ju do të donit të ishit sërish në të njëjtin vend?

Ogerta Manastirliu: Të punosh për vendin tënd është një privilegj, është një nder, është përgjegjësi e madhe kudo që të kërkohet angazhimi im, unë do të jem…

Blendi Fevziu: Të punosh për vendin jo vetëm ministre…

Ogerta Manastirliu: Unë flas të punosh për vendin. Nuk ka rëndësi ku je, por të punosh për vendin tënd dhe të bësh më të mirën që di për atë që të ngarkohet.