zoom

Aktualitet

A do qëndrojnë afganët? Rama i citon Kanunin gazetares së CNN: Unë jam katolik, por…

Kryeministri Edi Rama e rriti sërish numrin e refugjatëve afganë që Shqipëria do të presë. Në një intervistë në CNN, ai tha se janë listuar deri tani 2 mijë persona ndërsa janë edhe 2 mijë të tjerë që pritet të regjistrohen. I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse një pjesë e tyre duan të qëndrojnë në Shqipëri, Rama citoi Kanunin.

“Nuk është çështja se a jam i gatshëm t’i pranojmë përgjithmonë apo jo. Kanuni i parë ligjor i shqiptarëeve i shkruar shekuj më parë e ka të shkruar se “shtëpia është e Zotit dhe e mikut”. Ndaj, kush nga ata që dëshiron të qëndrojë edhe mund të qëndrojë” –tha Rama.

Pyetjes se nëse kjo gatishmëri e Shqipërisë lidhet për shkak se është një vend mysliman, Rama tha se nuk bëhet fjalë për çështje besimi ndërsa veten e etiketoi si katolik.

“Unë jam katolik, bashkëshortja ime është myslimane, 2 fëmijët nga martesat e mëparshme janë ortdoksë. Kemi një të vogël që mund të zgjedhë të jetë hebre, i takon atij. Në rastin e afganëve bëhet fjalë për njerëz dhe jo etiketa që lidhen me ngjyrat, me kulturën dhe besimet” – tha Rama