zoom

Aktualitet

A do hyjë në Parlament të premten? Përgjigjet Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha ka theksuar se ditën e premte do të jetë I pranishëm në Kuvend pavarësisht thirrjeve të ambasadores amerikane Yuri Kim pasi ai u shpall ‘’non grata’’.

Sipas Berishës ai po con ne vend zgjedhjen e sovranit. Berisha më tej ka thënë se askush nuk mund ta detyrojë që të shkel sovranitetin.

‘’Ditën e premte Sali Berisha do të jetë në parlament. Në përputhje me cdo shqiptar. Unë nuk fshihem prapa mandatit apo prapa sovraniteti. Nuk fshihem prapa dinjiteti. Por unë bëj gjithcka për të mbrojtur dinjitetin tim. Sovraniteti është shprehur nga zgjedhësit shqiptar dhe asgjë nuk mund ta shkelmojë atë dhe të më detyrojë që të shkelmoj mbi dinjitetin tim’’