zoom

Politikë

A do e përjashtoni Ahmetajn nga Partia siç vepruat me Tahirin? Klosi ia kalon “topin” Çuçit

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi ia ka kaluar topin kreut të grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi kur u pyet nëse do e përjashtojnë Ahmetajn nga Partia siç vepruan me Tahirin.

“I takon Grupit Parlamentar që ta marrë këtë vendim”, tha ai.

Pyetje: A do ta përjashtoni Ahmetajn nga Partia si Tahirin nga Grupi Parlamentar?

Klosi: Sot në ditën e parë si Kreun i Grupit Parlamentar të PS-së, i ndjehem mirënjohës anëtarëve të PS dhe votuesve socialist, që kanë mbështetur PS dhe Edi Ramën. Nuk do doja ta anashkaloja pyetjen tuaj, por i takon Grupit Parlamentar që ta marrë këtë vendim.

Në fillim të sesionit të ri Parlamentar, dhe në Kongresin e jashtëzakonshëm, do të marrin disa vendime në lidhje edhe me këtë çështje. Por është në dorë të këtij Grupi dhe më lejoni që të qëndroj në rolin e Sekretarit të Përgjithshëm të PS-