Aplikacion
Lideri i demokratëve prej fundit të muajit dhjetor të vitit të kaluar ndodhet edhe në masën “arres shtëpie”, për dosjen e kompleksit “Partizani”, bashkë me dhëndrin Jamarbër Malltezi.
Kjo masë e pengon të ushtrojë detyrën e deputetit dhe madje nëse nuk paraqitet në 6 muaj, humbet edhe mandatin e deputetit.
Berisha, ka bërë disa herë kërkesë për të marrë pjesë në seancat plenare, ndërsa ndodhet në arrest shtëpie.
GJKKO caktoi ndaj tij masën ‘arrest shtëpie’ më 30 dhjetor të vitit të kaluar, për çështjen e ish-kompleksit “Partizani”, akuza që ish-kryeministri nuk i ka pranuar asnjëherë dhe i ka quajtur politike, të sajuara me urdhër të kryeministrit Rama dhe të diktuara në SPAK e GJKKO. /ZOOM.AL/
Shpërthimi në Zubin Potok, 8 të arrestuar në Veri! Kapet arsenal armësh e uniformash ushtarake