zoom

Aktualitet

A dështoi ligji për pronat? ATP dha vetëm 7.8 mld lekë kompensime në 7 vite

7 vite në fuqi, Ligji për Trajtimin e Pronës i vitit 2015 deri në fund të 2022-shit, ka ekzekutuar në total vetëm 794 kërkesa nga subjektet, me vlerë financiare rreth 7.842 mld lekë. Këto kompensime përbëjnë në total 713 hektarë.

Kur ligji u miratua, parashikonte që në dhjetë vite të shpërndaheshin çdo vit rreth 5 miliardë lekë si kompensim financiar, por shifrat janë shumë të ulëta.

Më specifikisht, gjatë vitit 2016 u shpërnda një fond për Kompensim Financiar prej 1.8 miliardë lekësh. Gjatë vitit 2017 u shpërnda një fond për Kompensim Financiar prej 2 miliardë lekësh, që është edhe shifra më e lartë. Gjatë vitit 2018 u shpërnda një fond për Kompensim Financiar prej 1.5 miliardë lekësh, ndërsa gjatë vitit 2019 u shpërnda një fond për Kompensim Financiar prej 1.2 miliardë lekësh. Shifrat ranë ndjeshëm në rreth 855 milionë lekë në vitin 2020, ndërkohë që në dy vitet pasues, nuk u dha asnjë lek nga ATP për këtë qëllim.