Aplikacion
Manuela Schwesig është drejtuese e Landit verilindor të Mecklenburg-Vorpommern, pikërisht aty ku edhe nis Nord Stream 2.
Schwesig, 47 vjeç, akuzohet për ngritjen e një fondacioni mjedisor që dyshohet se ishte krijuar fshehurazi për të lobuar për tubacionin e gazit të mbështetur nga Rusia, për ta “shpëtuar” atë nga kritikat dhe për të anashkaluar sanksionet e SHBA.
Bashkëpunimi i ngushtë i Schwesig me Nord Stream 2 AG vërtetohet nga qindra email-e dhe dokumente të publikuara në përputhje me Aktin e Informacionit Mjedisor,raportoi britanikja The Times.
Sipas gjermanes Die Welt, e cila gjeti provat, zyra e Manuela Schwesig thuhet se ka funksionuar në fakt si një “degë e Gazprom” dhe se një pjesë e fjalimeve të saj në Parlament dhe intervistave për gazetat janë shkruar në fakt nga Gazprom.
Dokumentet e marra nga gazeta zbulojnë një plan për të punësuar “punonjës me përvojë” të Nord Stream 2 në Fondacionin për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Klimës, të krijuar nga administrata e Schwesig vitin e kaluar.
“Miliona euro për OJQ-në, kryesisht nga Gazprom, kishin për qëllim përfundimin e tubacionit dhe mbrojtjen e tij nga sanksionet e SHBA-së”, raportoi Die Welt.