Aplikacion
Ajo ka dhënë dëshminë e saj, ku ka rrëfyer se së bashku me të vëllanë ishin abuzuar nga nëna e tyre, Betty Sue Palmer. “Ne iknim dhe fshiheshim”, kujton Christi kur pa nënën e saj duke ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tyre, për të cilin tha se nuk reagonte.
Kur u pyet nëse Johnny u hakmor ndonjëherë kundër abuzimit, motra e tij tha jo. “Ndërsa u rritëm, si Johnny dhe unë në fakt, vendosëm që të largoheshim, pasi të kishim shtëpinë tonë dhe thamë se nuk do të kishim për të përsëritur kurrë, në asnjë mënyrë, diçka të ngjashme me fëmijërinë tonë. Do ta bënim ndryshe”.
Motra e aktorit të famshëm u shpreh gjithashtu se nëna e tyre ishte “zbutur” kur ata ishin larguar. Betty Sue Palmer ndërroi jetë në maj të vitit 2016 në moshën 81-vjeçare, disa ditë para se Amber të bënte kërkesë për divorc nga Johnny. Heard e ka paditur aktorin me një kundërpadi prej 100 milionë dollarësh./L.K
/Zoom.al
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet