Aplikacion
Pas vetëm 10 ditësh në ekranin e madh, “The Batman” renditet si filmi me fitimet më të larta të vitit 2022, si dhe filmi i dytë me fitimet më të larta që nga fillimi i Covid-19 një sukses i arritur fillimisht nga “Spider-Man: No Way Home”, i cili u publikua Dhjetorin e kaluar në një vlerë historike prej 260 milionë Dollarësh. Në vendin e dytë renditet filmi i Tom Holland “Uncharted” me 9.2 milionë Dollarë nga 3,725 vende të Amerikës së Veriut.
Falë vlerësimeve pozitive, shitjet e shumta të biletave “The Batman” po formohet të jetë një fitues komercial për “Warner Bros”. Ky është një lajm i mirë sepse studioja shpërndau një 200 milionë Dollarë të majme për prodhimin e filmit dhe shpenzuan shumë miliona të tjera për shpërndarjen në kinematë e të gjithë botës.
Sjellja e “Batman” në ekranin e madh nuk është e lirë dhe arritja e përfitimit nuk do të jetë e lehtë. Natyrisht, ndihmon fakti që “The Batman” me regji të Matt Reeve luhet ka nga personazhet më të famshëm të librave komikë në histori si Robert Pattinson, Riddler, Zoe Kravitz si Catwoman, Andy Serkis etj./L.K
/Zoom.al