Aplikacion
Dhe këtu flamurin e mban vet kreu i qeverisë, Edi Rama, i cili ndonëse shqiptarëve u kërkon të shtërngojnë “rripin” dhe të kursejnë për t’u përballur me pasojat e luftës në Ukrainë, vet nuk është gati ta bëjë këtë gjë.
Zoom.al mësoi se një ditë pasi u kthye nga Dubai, ai mori sërish këtë të premte avionin qeveritar dhe fluturoi drejt Turqisë për të marrë pjesë në Forumin e Diplomacisë që po i mban punimet në qytetit turistik të Antalias.
Sërish, ashtu si edhe në rastin e Dubait, ai nuk zgjodhi të udhëtojë me linjën komerciale Tiranë-Antalia, por preferoi të ngrejë sërish në ajër avionin qeveritar “Ismaili”, pavarësisht konstos së lartë që kërkon një operim i tillë.
Dhe diferenca mes shpenzimeve që kërkon udhëtimi me avionin qeveritar dhe atyre që do të duheshin nëse Rama do të kishte zgjedhur të udhëtonte me një avion komercial është vërtetë e konsiderueshme.
Kjo pasi udhëtimi me avion nga Tirana në Antalia zgjat pak më shumë se një orë dhe po aq edhe kthimi. Nisur nga fakti që kostoja e një ore fluturimi kushton afro 15 mijë euro, atëherë rezulton se vetëm udhëtimi i Ramës në Turqi i ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë rreth 30 mijë euro.
Ndërkohë që nëse kryeministri do të kishte zgjedhur të fluturonte me një linjë komerciale, atëherë kostoja e këtij udhëtimi vajtje-ardhje do ishte vetëm 500 euro. Duke marrë në konsideratë faktin që ai ka udhëtuar bashkë me disa përfaqësues të tjerë të kryeministrisë, përfshi këshilltarin për mediat dhe përfaqësuesit e zyrës së shtypit që mundësojnë transmetimin e takimeve të Ramës në facebook, atëherë në total nëse do kishin udhëtuar me linjë Tiranë-Antalia, biletat e avionit nuk do të kushtonin më shumë se 3 mijë euro.
Pra raporti mes shpenzimeve të udhëtimit me avion komercial dhe atyre me avionin liuksoz qeveritar është gati 1 me 10.
Zoom.al publikoi gjatë ditës së sotme lajmin se Rama kishte udhëtuar pak ditë më parë edhe drejt Dubait me avionin qeveritar, me një kosto fluturimi rreth 160 mijë euro./Zoom.al